SI MUND TË NDAHEN 7 SHALJANËT NGA NJERI TJETRI?!

 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkjak të Qytetit Shkodër sheshit të ri që po ndërtohet tek ish Fermetimi iu dha emri DELI PJETRI. Në dukje të parë është një vendim që duhet përshëndetur, pasi pasurohet antroponomia historike e Shkodrës me figura të spikatura të dukagjinase. Për mua si intelektual që nuk di të flas ndrysh, të mendoj ndrysh siç behet në teatrin hipokrit të jetës sonë te përditshme, është një veprim i nxituar tërësisht sentimental dhe i bërë në mënyrë nepotike siç bëhen shumica e gjerave në Shqipëri. Së pari është mirë të dihet publikisht kush e ka bërë ketë propozim dhe propozuesit me ke janë konsultuar përpara se te dërgojnë si petull të gatshme Këshillit Bashkjak. Së dyti kush është ky apo ata kompetent që marrin guximi të shkëpusnin nga memoriali historik i këtyre homerikve te vjetër Deli Pjtetrin dhe të emërtojë një shesh në qytetin e Shkodrës me emrin e tij dhe të tjerët t’i fshij me gomë sikur nuk kanë qene bashkë me të në amfiteatrin e vdekjes. Së treti në se na jepte një rast të emërtojmë një shesh të madh në hyrjen veriore të qytetit të Shkodrës, duhet menduar konsultuar me njerëzit e kulturës, studiuesit që janë pjesa me inteligjente dhe qe e kanë pasqyruar e po e pasqyrojnë për ditë vlerat e këtij komuniteti. Në raste te tilla duhet të gjendet një emër sa përfaqësues dhe i pa kurrfarë kontestimi se pari nga vetë dukagjinasit, pastaj nga qytetasit e Shkodrës, të cilëve nuk u duhet krijuar rasti të pyesin me habi se çfarë, është ky apo ai që po na i ngulin mes Shkodrës mbi 2000 vjeçare?! Po qe se ne nisemi nga motive,fisnore, bajraktarizmi , sentimentalizma, do gabojmë në zgjedhje madje edhe mund të bëhemi objekt barsoletash. Nuk mund të kontestohen 7 shaljanët pasi emri i tyre ka afro 200 vjet qe është ngulitur në kujtesën e këtij qyteti dhe maleve për rreth. Atëherë lind pyetja tani që Delia u “pasaportizua” në Fermentim do të themi shtatë apo gjashtë shaljanët?! As emri i Mehmet Shpendit nuk mund të kontestohet nga askush. Jo një por shumë shkodranë të fushës së letrave, më kanë pyetur kush është ky Mark Lula që ka marre emrin e një rajoni dhe jo Mehmet Shpendi? Është realitet i qartë se Mehmet Shpendi nifet në gjithë hapësirën mbarë kombëtare dhe ketë fat nuk e pati as një dukagjinas tjetër madje sikur të gjithë bashkëkohësve të tij tu ngremë nga një përmendore nuk bëhen te njohur si ai nga Tirana ne Gjirokastër, Prishtinë , Shkup, Guci e Ulqin. Kemi bere një vepër historike mburrej njeri nga nismëtaret, që dhamë rajonit emrin Mark Lula dhe një rrugice emrin Martin Camaj.

Si bajrak dhe bajraktarë ishte në rregull me arsyetimin e tij ky analfabet, por Marin Camaj ta veshë në rrallë pas një bajraktari vetëm nga një popull primitiv mund te kapërdihet dhe të miratohet vetëm në një vend ku dominon politika bajate e rrugës. Logjika i thotë pasionit mes 7 shlajanëve njeriu që shkëlqeu më shumë qe Deli Pjetri . Logjika e pyet pasonin përsëri, çfarë bëri më shumë Deli Pjetri se Kolë Mark Kola, Xhur Kola apo Ndokë Gjeloshi?! Çfarë beri Deli Pjetri me tepër se Marsh Tuci (madje me logjiken e ftoftë historike, as 7 shaljanët nuk kanë bërë as gjë me shumë se Marsh Tuci). Çfarë beri Deli Pjetri me tepër se Zek Jakini, Kolë Gjoni, Pal Gjoka, Sokol Tona e Mark Milani?! Në se Shkodra nuk ka nga një shesh për gjithë këta emra, madje edhe sikur të kishte e të thoshte burmë sa te doni, nuk mund t’i vendosnim gjithë këto emërtesa se Shkodra nuk është vetëm Dukagjin. Atëherë ne duhet të drejtohemi tek personalitete e kulturës. Kush gdhendi në art emrin 7 shaljanët veç Ndrekë Lucës,madje drama e tij që ka arritur rekordin e shfaqeve dhe të numrit spektatorëve në gjithë Shqipërinë. Po Ndrekë Luca si aktor kush ishte?! Po Pjetër Gjokën, Tinka Kurtin, Dodë Tahirin, Pal Mirashin kush mund t’i kontestojë. Për Bernadin Palaj, Prof Kolë Prelën, Lin Delinë, Ferderik Reshpen aq më tepër Martin Camaj nuk ka nevojë pyetet me habi se kush janë, pasi për modele te tilla ka nevoje brezi i ri dhe vetëm me figura te tilla mund të prezantohemi denjësisht Dukagjini sot për sot në fushën politike është në copë trupi pa tru me statusin e plebeut të përbuzur që e meriton nuk meriton më shumë. Shikjoni mediokritetin dhe kurnacërinë e pushteteve vendore në vlerësimin e këtyre figurave . Shikjoni budallqet në disa emërtime rrugësh periferike si Qafa e T’hores , Nerkizëza, Qafa e Agrit, “Lugu i leshit” etj, duke emituar mbiemrat e famshëm që mbajnë dukagjinasit veç gjithkujt. Ta gëzoj Shkodra ”Sheshin Deli Pjetri”, ndonëse jam i bindur se as në varr nuk do ndihet i qetë për ketë ndarje pasi ai vdiq për të mos u ndarë nga shokët e tij!